• Hotel Epinal - Bitola,
  • Marshal Tito bb 7000 Bitola
  • Republic of Macedonia
  • tel.: +389 47 224 777
  • fax: +389 47 224 778
  • e-mail: reservation@hotelepinal.com

Accomodation

Komfori dhe argëtimi pitoresk në hotel do ti jetësojë ndjesitë e Juaja dhe do Ju josh të qëndroni edhe më tepër. I rrethuar nga pikat më të rëndësishme të interesit në Manastir, hoteli në mënyrë ideale është i pozicionuar në rrugën kryesore " Shirok sokak", 175 km larg aeroportit të Shkupit, 180 km nga Selaniku dhe vetëm 15 km nga kufiri grek.

Pa marrë parasysh vallë planet Tuaja përfshijnë takime, konvencione ose pushim, hoteli Epinal do ju ofrojë akomodim me stil, si dhe shërbim adekuat profesional dhe efikas, pastaj duke ofruar larmi të bukurive natyrore, të cilët qëndrimin Tuaj do ta bëjnë të pagueshëm.

Picture
Picture

Kënaqësia e klientëve është prioriteti ynë dhe të gjithë mysafirët tanë mund të kënaqen në shërbimin e lartë profesional me mikpritje të ngrohtë dhe me buzëqeshje. Secila nga 82 dhomat e gjera dhe të rehatshme në hotelin "Epinal" është me shije e dekoruar me mobilje bashkëkohore dhe tërësisht e pajisur, me qëllim që të përgjigjet nevojave të udhëtarit bashkëkohor – banjo personale, klimatizues, fen, radio, television kablovik dhe telefon me qasje direkte.

Dhomat tona funksionale janë ideale për takime dhe konferenca të rëndësishme, prezentime, seminare dhe trajnime. Do ishte kënaqësi të ju ndihmojmë me të gjitha përgaditjet, ndihmë sekretarie, interpretues dhe përkthyes, furnizim me pajisje audio vizuele dhe pajisje me përkthim simultan. Kemi mundësinë e akomodimit të personave me aftësi të kufizuara në hapësira speciale të pajisura tërësisht.