• Hotel Epinal - Bitola,
  • Marshal Tito bb 7000 Bitola
  • Republic of Macedonia
  • tel.: +389 47 224 777
  • fax: +389 47 224 778
  • e-mail: reservation@hotelepinal.com

Brief facts about the city of Bitola

Emri i Manastirit përmendet që nga shekulli i 10.Mbeturinat nga Heraklea Linkestis ( 2km nga qendra e Manastirit) janë argument për ekzistencën e qytetit antik, i themeluar nga Mbreti Filipi I Dytë në shekullin e 4-të p.e.s. Gjatë historisë Manastiri ishte i vendosur në rrugën e njohur romake Via Ignacia që i mundësoi qytetit të bëhet qendër relevante ekonomike, administrative, arsimore, mjekësore, diplomatike dhe kulturore.

Manastiri, me mbi 90.000 banorë, është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë dhe ka sipërfaqe prej 1.716 km2. Gjendet në 630m lartësi mbidetare, 175km nga kryeqyteti Shkupi, 180km nga Selaniku dhe vetëm 15km nga kufiri grek. Manastiri, qytet me traditë të pasur dhe të kaluar historike të bujshme, sot është qendër regjionale industriale, ekonomike, arsimore (univerzitare), shkencore dhe kulturore në pjesën jugperëndimore të vendit.

Klima në këtë rajon është kontinentale me ndikim të vogël të asaj mesdhetare, shumë ditë me diell, vegjetacion të pasur dhe temperature të këndshme gjatë muajve të pranverës dhe vjeshtës. Temperatura mesatare vjetore është 10°C.

Manastiri ka rrethinë pitoreske me peisazhe të shkëlqyeshme, por simboli kryesor është Parku nacional "Pelister", vend me bukuri natyrore të rrallë, dy liqene glaciale të quajtura "Sytë e Pelisterit" dhe pisha me pesë gjethe Molika, formacione të llojit endemik terciar dhe ballkanik. Manastiri ka jetë të pasur kulturore. Përveç Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike "Vëllezërit Manaki" (njëri nga tre festivalet botërore kushtuar drejtorëve të fotografisë), edhe disa festivale ndërkombëtare mbahen në Manastir, siç janë "Interfest" – Festival ndërkombëtar i muzikës klasike, "Netët e Herakleas" – festival veror teatral dhe muzikor, "Trienalja ndërkombëtare grafike", Kolonia ndërkombëtare e fëmijëve", Monmartër-i i vogël në Manastir.

Picture Picture

Monuments of culture

Picture

Qyteti antik Heraklea Linkestis ishte themeluar nga Filipi II i Maqedonisë (në shek. 4-të p.e.s). Mozaiqet e larmishme në Heraklea janë ruajtur shkëlqyeshëm. Ata janë ndër veprat më të rëndësishme të artit nga ajo periudhë. Bazilika e vogël dhe e madhe me tre tempuj, amfiteatri i madh, akropoli, nekropoli, rezidenca e peshkopit, statuja e Atena Partenas, janë vetëm pjesë e thesarit të pasur në Heraklea.

Porta hebraike është njëra nga përmendoret që dëshmojnë për deportimin dhe shkatërrimin e tmerrshëm të 3.000 hebrenjve në Manastir në logorin e koncentracionit Treblinka.

Babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, e vizitonte shkollën ushtarake turke në Manastir, Dhoma e tij komemorative gjendet në Institut, Muzeu dhe Galeria (shkollë e mëparshme ushtarake turke).

Qyteti është i pasur me përmendore të rëndësishme kulturore-historike, e që janë trashëgimi nga shekujt e kaluar: Kisha katedrale "Shën Dimitrija" (viti 1830), njëra nga kishat më të mëdha ortodokse në Maqedoni me ikonostas të shkëlqyeshëm dhe me drugdhendje me bazë ari. Bezisteni (shek. 16-19), treg i mbuluar; Çarshia e vjetër e Manastirit ( shek. 19); Saat Kulla (shek. 17), Ajdar Kadi xhamia (shek.16); arqitektura e vjetër e qytetit (shek. 19 dhe fillimi i shek. 20). Në qytet kishte nëntë konzulata të shteteve evropiane (Austria, Hungaria, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania).

Kryqi rus – për nder të konsulit imperator rus në Manastir Aleksandar Arkadievieç Rostkovski.

Shirok sokak

Shirok sokak paraqet një tërësi ambientale më reprezentative të bërthamës së vjetër të qytetit. Kjo është zonë kalimtarësh, nëpër të cilën shtrihen shumë kafeteri, shitore të dekoruara dhe shumë përfaqësi konzulatesh, kështu duke krijuar përsëri nga e para shëmbëlltyrën e vërtetë të një qyteti me skemë të relaksuar.

Emërtimi, Shirok sokak në fakt është emër-pseudonim për rrugën kryesore të qytetit. Nën këtë emër manastirasit e njohin këtë rrugë që nga vitet e 40-ta të shekullit të 19, prej kur daton imazhi i saj nga larg i njohur.

Shprehja arqitekturale e ndërtimeve që janë renditur nëpër Shirok sokak reflekton ndryshimet civilizuese që kanë ndodhur në atë periudhë dhe përgjithmonë e kanë ndryshuar mënyrën e deriathershme orientale të jetuarit.

Shirok sokak është reflektim materializues i kulturës së qytetit dhe qartë flet për Manastirin si qendër administrative, tregtare, industriale, arsimore dhe kulturore në këtë pjesë të Ballkanit, i njohur edhe më gjerë, në Evropë.

Picture Picture

Saat-kulla

Picture

Saat-kulla është përmendorja më e njohur me të cilën identifikohet qendra e Manastirit. Llogaritet se ajo është ndërtuar në periudhën e sundimit osman, në vitin 1830, kur edhe është ndërtuar edhe kasha Sh.Dhimitri.

Rrëfehet se gjatë kohës së ndërtimit, në materialin për lidhjen e blloqeve të gurit, janë përdorur 60.000 vezë, për arsye të fortësisë së ndërtimit.

Kulla është e gjatë 33 metra. Pjesa më e lartë është një kupolë e vogël që shtrihet në një pllato me formë katrori, e mbrojtur me rrethues të hekurt, prej nga mund të shihet panoramë e bukur e rrethinës më të gjerë. Mekanizmi i orës i integruar, në mënyrë melodike i rrah orët, duke i përkujtuar kalimtarët për prezencën e saj.

Kjo përmendore historike e mbajti vlerën e saj praktike për qytetarët e Manastirit, të cilët çdoherë do ju lavdërohen, se enkas kjo i jep vulën origjinale tërë qytetit.



Heraklea Linkestis

Qyteti antik Heraklea Linkestis është njëri ndër qytetet më të rëndësishme antike në Maqedoni. Është formuar në mesin e shekullit IV p.e.s nga ana e Filipit II të Maqedonisë.

Në ekzistencën e saj mijëvjeçare përjeton tre epoka të rëndësishme (helenistike, romake, bizantit të hershëm) dhe secila prej tyre ka lënë vulën e saj.

Qyteti ka arritur lulëzimin më të madh pasi që bie nën sundimin romak dhe pas ndërtimit të rrugës VIA IGNATIA. Atëherë Heraklea Linkestis u shëndrrua në qendër të rëndësishme afariste dhe kulturore, i cili ishte i vizituar edhe nga perandori romak Neroni.

Është i ndërtuar sipas skemave klasike të qyteteve antike. Përpos ndërtesave të banimit, ishin ndërtuar edhe shumë objekte publike, kisha, banjo etj. Deri tash, ndër objektet më të njohura që janë zbuluar janë:

  • o portiku i gjyqtores nga koha romake ( II p.e.s.)

  • o terma nga koha romake (II p.e.s)

  • o teatri nga koha romake (II p.e.s)

  • o residenca episkopike nga koha e krishterimit të hershëm ( shek. IV dhe VI)

  • o basilika e vogël nga koha e krishterimit të hershëm ( shek. IV dhe VI)

  • o basilika e madhe nga koha e krishterimit të hershëm ( shek. IV dhe VI)

  • o çeshmja e qytetit nga koha e Justinianit (562)

Sot është vendkërkim i rëndësishëm arkeologjik, por edhe vend ku mbahen manifestime të ndryshme kulturore.

Picture Picture

Sh. Dhimitri

Picture

Kisha më e madhe e Manastirit " Sh. Dhimitri" eshtë ndërtuar në vitin 1830 në vendin e njejtë të paraklisit të vogël, i cili është djegur.

Është ndërtuar në formë basilike trianijesh, me galeri anësore. Secila anije paraqet paraklis të veçantë. Veçanërisht mahnit ikonostasi me dimensionet e saj monumentale. Vërehen shenja të barokut evropian dhe stilit rokoko.

Brendësia e saj impresive, muret e gjata, kandelabret e shumta, polileat e çuditshme dhe alltari monumental luksoz, i cili më vonë është përpunuar nga mjeshtër të njohur maqedonas, japin ndjenjën e paqes së jashtëzakonshme sekrete dhe atmosferë të impresionimit.

Si pjesë përbërëse e kësaj ndërtese mbresëlënëse, të trashëgimisë arqitektonike dhe kulturore të Manastirit është edhe kambaneria e ndërtuar në vitin 1936.

E pozicionuar në qendër të qytetit, kasha " Sh. Dhimitri" është tempull, i cili gjerësisht i hap portat për besimtarët krishterë dhe të gjithë vizituesit qëllimmirë.



Kisha katolike " Sveto srce Isusovo"

Kisha katolike "Sveto srce Isusovo" është themeluar në vitin 1856 nga misioni i Lazaristëve. Ajo është njëra ndër kishat e para katolike në Ballkan.

Me koncepcionin e saj të brendshëm dhe mobilerinë e saj, i përket stilit neogotik.

Shumë herë ka qenë e rregulluar, kurse pamja e saj momentale është rezultat i rindërtimit pas bombardimeve, gjatë kohës së Luftërave Ballkanike (1912-1914) dhe Luftës së Parë Botërore. Kambaneria përsëri është ndërtuar në vitin 1930.

Gjendet në rrugën më reprezentative " Shirok sokak", në Manastir.

Kisha edhe sot posedon bibliotekë dhe fond arkivor të pasur për misionet dhe shkollat e hapura në Manastir, për përhapjen e besimit katolik.

Picture

Isak xhamia

Picture

Isak xhamia për nga monumentaliteti dhe bukuria e saj është njëra nga përmendoret më të njohura të kulturës islame në Manastir. Është ndërtuar në vitin 1506 nga ana e kadisë Isak Çelebi..

Nga arqitektura e saj e njohur, pamja e saj e brendshme dhe e jashtme, harmonia e vijave, paraqet tip të përsosur brusan të xhamisë. Llogaritet se kjo xhami i përket stilit klasik osman të trashëgimisë ndërtimore turke.

Brendësia është e pasur me ornamentikë shumëngjyrëshe. Në sipërfaqet e shumta nëpër mure janë punuar medaljone në të cilat janë shkruar tekste me porosi fetare. Është e njohur se edhe vet Isak Çelebiu është varrosur afër xhamisë.








Bezisteni

Bezisteni (çarshi e mbuluar atraktive), besohet se është ndërtuar në shekullin XVII-XVIII.

Me 86 dyqanet e saj, ka qenë dedikuar për shkëmbim tregtar të mallrave dhe sarafëve (veprimtari bankare), për këtë arsye edhe derat hyrëse janë mbrojtur me porta të hekurta.

Sot përbrenda i rregulluar, në to funkcionojnë objekte të ndryshme tregtare dhe shërbyese.

Picture

Magaza

Picture

Në mesin e shekullit 19, në Manastir kanë ndodhur disa zjarre të mëdha që kanë shkatërruar edhe dyqanet e fundit nga druri në çarshi. Vendin e tyre e kanë zënë dyqanet masive dhe magazet.

Ata kanë qenë vend ku janë vendosur mallra me karakter të ndryshëm, është mbajtur tregti me dekada dhe shekuj.

Sot në ambientin e ruajtur autentik në këtë ndërtesë, e pozicionuar në qendër të qytetit, prezantohen ngjarje kulturore nga lloje të ndryshme.










Kemal Ataturk

Në vitin 1896 i riu Mustafa Kemal nga Selaniku vjen të mësojë në Manastir. Një pasdite para Pashkëve, duke shëtitur nëpër Shirok sokak, në ballkonin nga shtëpia e pasanikut manastiras Eftim Krinte e vëren të bukurën Eleni, moshataren e tij.

Kjo ndosh në vitin 1897.

Kjo shtëpi edhe sot ekziston në kënd, menjëherë përballë hotelit "Epinal".

Kjo ka qenë dashuri fatale në shikim të parë. Mustafa, i cili ishte i dashuruar deri në veshë në Eleni, ik në Selanik që të martohet dhe ta lëshon Akademinë.

Kur të dy shkuan në Selanik, nëna e Mustafës, i ka kthyer të rinjtë mbrapa, me këto fjalë: "Nuk kemi të holla për ekzistencë dhe duhesh patjetër të mbarosh Akademinë, kurse Eleni t'i pyes prindërit vallë e japin për ty"

Mustafa dhe Eleni kthehen në Manastir duke jetuar në kasolle në vreshtat e tanishme të Lavçanit dhe Brusnicës. Është bërë skandal në çarshi, sepse e bija e Eftimit dashurohet me kadet turk.

Pasaniku nuk ka mundur të durojë këtë, dhe për ta fshehur turpin, kalfës së tij I jep një çantë me arid he blen një shtëpi në Lerin dhe bashkë me Eleni i largon larg nga shikimet dhe kujtimet e manastirasve, të cilët edhe sot nuk e harrojnë atë romansë të madhe të dashurisë.

Më vonë Kemali shkon në Turqi, bëhet ushtarak i lartë dhe autor i shtetit bashkëkohor, me ç'rast edhe fiton emrin " Ataturku babai i kombit" dhe vdes në moshën 57 vjeçare. Eleni ka përjetuar pleqëri të thellë dhe vdes në moshën 80 vjeçare në Lerin, ku edhe është varrosur. Ata asnjëherë më nuk janë takuar.

Picture